
Boccia promovohet te personat me aftësi të kufizuara në Mitrovicë
Parasportist të rinjë inkuadrohen në boccia
Sot, tek zyrat e Federatës në Lipjan, u zhvillua një aktivitet promovues për sportin e boccias, ku u përfshinë persona me aftësi të kufizuara të cilët deri më tani nuk kanë qenë aktivë në sport dhe nuk e kanë luajtur boccia-n.
Aktiviteti kishte për qëllim t’i njohë pjesëmarrësit me këtë sport dhe të krijojë mundësi të reja për përfshirjen e tyre në aktivitete sportive. Boccia është një sport gjithëpërfshirës që nxit pjesëmarrjen, përkushtimin dhe angazhimin aktiv.
Ky aktivitet i nisur sot në Lipjan do të vazhdojë edhe në komunat e tjera të Kosovës, me synimin për ta promovuar dhe masivizuar sa më shumë sportin e boccias në vend.
Federata e Para Boccia e Kosovës synon që përmes këtyre aktiviteteve, boccia të bëhet e qasshme për sa më shumë persona me aftësi të kufizuara dhe t’u ofrojë atyre mundësi të reja për të qenë pjesë e sportit.
Burimi: Facebook zyrtar i FPBOK
Shiko postimin në Facebook
Parasportist të rinjë inkuadrohen në boccia

Rozë në fushë, shpresë në çdo zemër

Sabri Çabra shkëlqen në Pilsen