
Në fushë luajmë me zemër, për ndërgjegjësim dhe kujdes për shëndetin
Rozë në fushë, shpresë në çdo zemër
Gjatë ditës së parë, Sabri Çabra është klasifikuar ndërkombëtarisht në kategorinë BC2, duke përmbushur një nga hapat thelbësorë për pjesëmarrjen në garen zyrtare ndërkombëtare të boccias në World Boccia Challenger Pilsen 2026.
Po ashtu, janë zhvilluar procedurat për certifikimin e topave të lojës, në përputhje me standardet dhe rregullat ndërkombëtare të World Boccia.
Në kuadër të përgatitjeve për garën, Sabri Çabra, nën drejtimin e trajnerit Lulzim Hakaj, ka zhvilluar edhe dy seanca stërvitore në Krašovská Sports Hall në Pilsen të Republikës së Çekisë.
Kjo ditë shënon një tjetër hap të rëndësishëm në rrugëtimin historik të boccias kosovare në arenën ndërkombëtare.
Burimi: Facebook zyrtar i FPBOK
Shiko postimin në Facebook
Rozë në fushë, shpresë në çdo zemër

Sabri Çabra shkëlqen në Pilsen

Mirënjohje për organizimin brilant të World Boccia Challenger Pilsen 2026