
Në fushë luajmë me zemër, për ndërgjegjësim dhe kujdes për shëndetin
Rozë në fushë, shpresë në çdo zemër
Stërvitjet po zhvillohen nën drejtimin e trajnerit Luan Çabra, me mbështetjen e asistentit personal Lulzim Hakaj, të cilët po punojnë me përkushtim për përgatitjen sa më të mirë të Sabriut para pjesëmarrjes në World Boccia Challenger – Pilsen 2026, që do të mbahet në Republikën Çeke nga 7 deri më 15 shtator 2026.
Kjo garë shënon një moment historik për sportin e boccias në Kosovë, pasi për herë të parë vendi ynë do të përfaqësohet në një garë zyrtare ndërkombëtare të World Boccia. Federata e Para Boccia e Kosovës mbetet e përkushtuar për të mbështetur sportistët dhe stafin profesional në këtë rrugëtim, me synimin për një përfaqësim dinjitoz të Republikës së Kosovës dhe për krijimin e një baze të fortë për zhvillimin e mëtejshëm të boccias në vend.
I urojmë Sabriut, trajnerit Luan Çabra dhe asistentit Lulzim Hakaj shumë suksese në këtë sfidë historike.
Suksesi i tyre është krenari për të gjithë Kosovën.🇽🇰
#boccia4all
Burimi: Facebook zyrtar i FPBOK
Shiko postimin në Facebook
Rozë në fushë, shpresë në çdo zemër

Sabri Çabra shkëlqen në Pilsen

Mirënjohje për organizimin brilant të World Boccia Challenger Pilsen 2026