
Në fushë luajmë me zemër, për ndërgjegjësim dhe kujdes për shëndetin
Rozë në fushë, shpresë në çdo zemër
Më 21 dhjetor 2025, në Holiday Resort, Sllatinë–Fushë Kosovë, Federata e Para Boccia e Kosovës organizoi seminarin antidoping, me pjesëmarrjen e 15 parasportistëve, trajnerëve dhe asistentëve të klubeve anëtare.
Seminari kishte për qëllim ngritjen e vetëdijes dhe zgjerimin e njohurive mbi parimet e sportit të pastër, parandalimin e përdorimit të substancave dhe metodave të ndaluara, si dhe përgjegjësitë e sportistëve dhe personelit mbështetës në fushën e antidopingut.
Kryetari i Federatës, Murat Murati, mbajti një fjalë rasti, gjatë së cilës foli për rëndësinë e kësaj teme dhe edukimin e vazhdueshëm të komunitetit sportiv për promovimin e sportit të pastër dhe konkurrencës së ndershme.
Ligjërues i seminarit ishte Sabri Çabra, i trajnuar ndërkombëtarisht në fushën e antidopingut. Gjatë ligjëratës u trajtuan çështjet kryesore të parandalimit të dopingut dhe roli i sportistëve, trajnerëve dhe asistentëve në respektimin e parimeve të integritetit sportiv.
Përmes këtij aktiviteti, Federata synon të forcojë kulturën e përgjegjësisë dhe etikës në sport, duke e vendosur informimin dhe edukimin në qendër të përpjekjeve për një mjedis sportiv të pastër dhe të drejtë.
Burimi: Facebook zyrtar i FPBOK
Shiko postimin në Facebook
Rozë në fushë, shpresë në çdo zemër

Sabri Çabra shkëlqen në Pilsen

Mirënjohje për organizimin brilant të World Boccia Challenger Pilsen 2026