
Në fushë luajmë me zemër, për ndërgjegjësim dhe kujdes për shëndetin
Rozë në fushë, shpresë në çdo zemër
Trajnimi u udhëhoq nga Luan Çabra dhe përfshiu gjashtë mësimdhënës nga institucione arsimore në Lipjan, Shtime, Prishtinë dhe Mitrovicë. Aktiviteti synoi njohjen e mësimdhënësve me boccia-n dhe mundësitë që ky parasport ofron për përfshirjen e nxënësve me aftësi të kufizuara në aktivitete sportive.
Në trajnim morën pjesë Florim Budakova, Bahri Limolli, Kastriot Qarri, Bashkim Budakova, Bujar Begu dhe Flamur Rrahmani.
Përmes këtij aktiviteti, Federata synon të forcojë bashkëpunimin me institucionet arsimore dhe të mbështesë promovimin e boccias në shkolla. Njohja e këtij sporti nga mësimdhënësit krijon mundësi për zhvillimin e aktiviteteve gjithëpërfshirëse, të përshtatura me nevojat dhe aftësitë e nxënësve.
Federata e Para Boccia e Kosovës inkurajon vazhdimin e bashkëpunimit me shkollat, me qëllim që më shumë nxënës të kenë mundësi të njihen me boccia-n dhe të përjetojnë pjesëmarrjen e barabartë në sport.
Burimi: Facebook zyrtar i FPBOK
Shiko postimin në Facebook
Rozë në fushë, shpresë në çdo zemër

Sabri Çabra shkëlqen në Pilsen

Mirënjohje për organizimin brilant të World Boccia Challenger Pilsen 2026